Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama: Shqipëria është...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe...

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç për të...

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga pritja në...

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në det dhe...

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi i Kolegjit...

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama: Rruga e...

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap degën e...

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat e kamionit,...

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve...

Djali i presidentit amerikan Trump viziton Banjallukën në Bosnjë Hercegovinë

7 Prill 17:38

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, qëndroi në Banjallukë më 7 prill, ku mori pjesë në një panel diskutimi dhe ku foli për politikën globale dhe zhvillimin ekonomik, ndikimin e inteligjencës artificiale, investimet dhe sfidat bashkëkohore të demokracisë.

Sipas njoftimeve të para, qëllimi i vizitës së tij ishte që të bisedonte me biznesmen nga entiteti i Republikës Sërpska lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve, ndërkaq detajet e tjera ishin pjesërisht të qasshme për publikun.

Ambasada e SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë i tha Radios Evropa e Lirë se Donald Trump Jr. po viziton Banjallukën në kapacitet “privat”.

Në një pjesë të fjalimit, që u transmetua nga transmetuesi publik RTRS, Trump Jr. foli për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat.

“Kjo është diçka që organizata Donald Trumpit e përqafon me shumë vullnet. Siç po shihni këtu dhe në pjesë të tjera të botës, demokracia nuk është gjithmonë ajo që duket. Ajo shpesh përdoret si një armë për të krijuar probleme, si për ne ashtu edhe për të tjerët”, tha ai.

Trump Jr. po ashtu tha se amerikanët mund të mësojnë shumë duke shkuar në Republika Sërpska.

“Këtu mund të mësosh shumë gjëra dhe për mua, dhe mua më ndodhi paqëllim një indoktrinim politik kur pash një sistem politik që kolapsoi, por po ashtu kur pash vlerat e njerëzve. Nëse ata vijnë këtu, mendoj se mund të kuptojnë se si bota realisht funksionon”, tha ai.

Kur u pyet, ai komentoi edhe situatën në Bashkimin Evropian, duke thënë se situata atje “mund të përmirësohet nëse i lejojmë gjërat të zgjidhen vetë”.

“Kam folur në dhjetëra konferenca të ndryshme në mbarë botën. Kam qenë me lojtarët dhe emrat më të mëdhenj në sektorin financiar, bankar, teknologjik, IT. Dhe, një koment që kam dëgjuar herë pas here është se BE-ja është një katastrofë, por një katastrofë që duhet të rregullohet sepse situata në BE do të ndikojë gjithashtu te vlerat perëndimore dhe te civilizimi perëndimor”, tha djali i udhëheqësit amerikan.

Lidhur me vizitën e tij, Igor Dodik, funksionar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD dhe djali i udhëheqësit të kësaj partie, Millorad Dodik, deklaroi për agjencinë e lajmeve Srna se Trump Jr. po shkon në Bosnje “me ftesën e tij personale” dhe ftesa i është dërguar në “baza miqësore”.

Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së njoftoi më herët se, për shkak të këtij aktiviteti, masat e sigurisë në Banjallukë do të ngrihen në një nivel më të lartë, ndërsa një numër i madh rrugësh në qytet do të jenë nën regjim më të rreptë të trafikut.

Udhëheqja e entitetit të Republikës Sërpska, që drejtohej nga presidenti i atëhershëm, Millorad Dodik, e ka mbështetur hapur presidentin aktual amerikan, Donald Trump, që gjatë fushatës së tij presidenciale.

Në atë kohë, ata shpresonin se do t’u hiqeshin sanksionet, të vendosura për shkak të kërcënimeve ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.

Sanksionet u hoqën për pothuajse të gjithë udhëheqjen e RS-së, në fund të tetorit 2025. Përfaqësuesit e RS-së, për të njëjtin synim, angazhuan edhe kompani lobuese në SHBA.

Në fillim të vitit 2026, Dodik, që tani është ish-president i RS-së për shkak të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës, lidhur me mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizitoi SHBA-në dhe u takua me disa zyrtarë të administratës Trump.

Kush është Donald Trump Jr.?

Donald Trump Jr. është nënkryetar ekzekutiv i kompanisë së familjes Trump, Trump Organization dhe një nga promovuesit më të zëshëm të politikave të babait të tij, Donald Trump.

Megjithëse nuk ka një funksion zyrtar në administratën amerikane, ai ka qenë aktiv në fushatat presidenciale të Trumpit në të dy mandatet, përmes paraqitjeve publike, tubimeve zgjedhore dhe aktiviteteve mediatike.

Trump Jr. nuk ka rol zyrtar në vendimmarrjen e administratës së SHBA-së, përfshirë çështjet e politikës së jashtme dhe konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, ndër të cilat është edhe marrëdhënia e SHBA-së me Iranin.

Roli i tij është i kufizuar në mbështetje politike dhe veprimtari publike.

Përveç angazhimit politik, Donald Trump Jr., si nënkryetar ekzekutiv i Trump Organization, drejton një kompani që menaxhon hotele, komplekse biznesi dhe banimi, fusha golfi dhe licenca markash në mbarë botën.

Në këtë rol, ai shpesh merr pjesë në bisedime për investime dhe projekte biznesi, përfshirë kontakte në Evropë.

Ai ka qëndruar disa herë më parë në Beograd, fillimisht në shtator 2024, kur u takua me biznesmenë në kryeqytetin e Serbisë.

Më pas, në mars 2025, ai zhvilloi bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në fund të prillit të po atij viti qëndroi sërish në Beograd për takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bosnje trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe ankthin? Çfarë thotë neuroshkenca

më shumë...

Deri në fund të verës, këto shenja Horoskopi do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë

më shumë...

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe me kapele, momenti kur 33 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë së konkurrentit në biznes

më shumë...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe rinovon me Vinicius, Rodri pranë Barcelonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:33

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe...

3:00

Deri në fund të verës, këto shenja...

2:59

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama:...

2:56

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe...

2:52

Reali, dy goditje në pak orë! Blen...

2:45

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç...

2:43

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga...

2:42

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në...

2:41

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi...

2:25

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama:...

2:17

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap...

2:00

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat...

2:00

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione...

1:41

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë...

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.