Subscribe

Red Radoja djali i artistit të madh Guljelm Radoja i ndarë nga jeta tre vite më parë, ka sjellë një rrëfim ndryshe nga jeta e aktorit që ka luajtur me dhjetra role në filmat e dashur për publikun shqiptar.

I ftuar në Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizioni i Pasdites, Red Radoja ka sjellë një rrëfim ndryshe, atë që shqiptarët nuk e njohin, se si ishte Guljeljm Radoja si baba.

Redi ka treguar se ai ka qenë një njeri i dashur, por dhe tepër modest çka e tregoi deri në fund të jetës së tij.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kanë kaluar tre vite që babai ka ndërruar jetë, sa je mësuar me këtë ndjesi?

Red Radoja: Njeriu mësohet me gjithçka. Është sa e vështirë dhe e çuditshme, sa nganjëherë më duket sikur thjeshtë ka dalë dhe do të kthehet prapë. Unë erdha nga Franca dhe nuk e pashë tim atë. Është pak e vështirë ta përfundosh atë zinë, kur nuk e sheh.

Brikena Prifti: Periudha e Covid ka qenë e vështirë?

Red Radoja: Babi ishte shumë i gjallë, shumë aktiv në biçikletë, shpesh dilte orar pa orar. Kam atë ndjesinë sikur ka dalë dhe do të kthehet përsëri.

Brikena Prifti: Cilat janë momentet kur e ndien më shumë bisedën e tij?

Red Radoja: Është e habitshme si ndonjëherë mund të kem ndonjë bisedë me time më kur nuk bie dakord me diçka, dhe them me mëndje do ta diskutoj me babin këtë gjë, pastaj e kupton që ai nuk është më. Aty ndihet zbrazëtia kur ime më thoshte gjithmonë që do ta ndiesh veten që je rritur kur të mos jemi më.

Brikena Prifti: E ndien më shumë këtë gjë kur kthehesh në Shqipëri?

Red Radoja: Sigurisht, pasi janë shumë gjëra që mblidhen bashkë dhe të bëjnë të jesh më i përfshirë. Kur je larg mendja punon prapë dhe i rimbledh ato elementë dhe i rikrijon ndryshe. Babi ishte tip shumë popullor, me një modesti, tipike për njerëz të mëdhenj. Ndonjëherë njerëzit që i konsiderojmë si VIP shpesh herë nuk e kanë. Jam krenar që këtë lloj modestie na e ka transmetuar mua dhe motrës time, sigurisht që edhe ime më ka atë kontributin e saj. Por babi ishte tepër modest, njerëzit e vlerësuan këtë gjë deri në fund, artistët, njerëzit e thjeshtë në lagje, në pallat. Babi kishte dhënë një energji pozitive të gjithë shtresave.

Brikena Prifti: Me kë ke qenë më shumë i lidhur me mamin apo me babin?

Red Radoja: Unë jam brezi i 1976-ës, dhe në vitet 80-të babi ka luajtur pjesën më të rëndësishme të filmave të tij. Ndihesh që babi në një farë mënyre ja kishte deleguar gjithçka mamit. Figura e mamit ka qenë qendrore, pasi babi shpesh ishte nëpër filma, por edhe nëpër turne që bënte Teatri i Durrësit. Mbaj mend edhe unë vetë pata luajtur në një dramë që quhej “Netë Tragjike Amerikane”.

Brikena Prifti: Ishte dëshirë e jotja?

Red Radoja: Ka qenë dëshirë e madhe e mamit, por babi e ka frenuar në një farë mënyre, ishte një lloj mbrojtjeje që donte t’i bënte personit tim. Nuke ka dashur edhe aq shumë atë ambient në grupin  e xhirimit. Mbaj mend kur kam luajtur në filmin :Balada e Kurbinit” e kam kuptuar disi. Nuk është se unë vetë nuk e kam patur qejf, por duke ju futur një iunstrumenti në moshën 6-vjeç dhe arrin 14-vjeç është një si lloj mallkimi i ëmbël nga i cili ti nuk shpëton dot më. Edhe ndonjëherë zbraztia që krijonte babi me anë të mungesave në shtëpi, ishte e tillë kur ka qenë puna e filmit vendimi, ku babi luan rolin e oficerit italian, ku babi lyen flokët biondë. Mbaj mend njëherë që erdhi në shtëpi, dhe unë shoh një skandinav te dera dhe i them mamit kush është ky.

Brikena Prifti: Si sillej ai me ty dhe motrën?

Red Radoja: Më tepër ka qenë babaxhan. Në familjen tonë ai kishte një shpprehje të vetën duhet investuar dashuria.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *