Subscribe

Djali i Azem Hajdarit iu është bashkuar homazheve të zhvilluara te shtatorja e babait të tij në Qytet Studenti, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Ndërsa falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, ai u shpreh se shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për ta kthyer Shqipërinë në vendin që e meriton të jetë.

 

“Ju falënderoj që jeni sot këtu. Dua t’ju them se shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim dhe babai im të jetë frymëzim që ta kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Nuk e mendoja që do të vinte dita që do të mblidheshim kështu. Kur shikon që kombi jot , shteti jot është në krizë të keqe, në aspektin e arsimit, shëndetësi apo ekonomik, natyrisht kjo ditë do të vinte dhe njerëzit do të ngriheshin sërish. Zoti bekoftë Shqipërinë , Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *