E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

“Djalë i mrekullueshëm!” Ish-trajneri i 19-vjeçarit që u vra në Fier prek me dedikimin: Rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ditën e djeshme, ku 19-vjeçari Grei Bihuci u vra me thikë pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Pasditeve ai punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Më parë 19-vjeçari kishte qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit dhe ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka prekur me dedikimin e tij për 19-vjeçarin, duke kujtuar stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

Postimi ish-trajnerit:

Reklamë

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë