Subscribe

Gentian Shpellzaj, “DJ” i njohur shkodran ka qenë i futuar këtë të premte në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Genti ka rrëfyer në emision se si lindi dëshira e tij për tu marrë me muzikën elektronike, të cilën ai filloi ta praktikojë gjatë kohës që ishte emigrant në Angli.


Brikena Prifti: Si nisi gjithçka?

Gentian Shpellzaj: Që në moshë të re, në shkolën fillore mësuesi i muzikës kërkonte një këngëtar, ku bëra prova. Pas kësaj mora pjesë në festivalin për fëmijë në Shkodër. Pas disa vitesh emigrova në Angli, ku aty kisha fatin të dëgjoja rryma të reja. Disa vite më pas u takova me një grup shoqëror që dilnin nëpër clube dhe ata kishin dëshirë të bëheshin Dj, aty nisi dhe dëshira ime.

Brikena Prifti: Sa vite e praktikove?

Gentian Shpellzaj: Në Angli 3 vitet e fundit.

Brikena Prifti: Emrin onloop e vendose atje apo këtu?

Gentian Shpellzaj: Në Angli.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *