E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë bën bujë në mediat ndërkombëtare

Ditën e djeshme, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë konfirmuar zyrtarisht divorcin. Prej 3 muajsh mediat shkruanin dhe flisnin për ndarjen e tyre dhe më në fund çifti konfirmoi zërat.

Por jo vetëm në Shqipëri, divorci i çiftit mbretërorë ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Princi Leka II dhe princesha Elia njoftojnë divorcin shokues pas tetë vitesh martesë”, shkruan Hello Magazine, duke ndarë edhe deklaratat e secilit.

Të njëjtin artikull e ka publikuar edhe Titrespresse dhe Royal Musings. Këta të fundit ndajnë të rejat dhe infroamcine nga shtëpitë mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë, Spanjës, etj.

Reklamë

Princi Leka, dhe Princesha Elia,u mrtuan në vitin 2016 në dasmën e dytë mbretërore të Shqipërisë. Katër vjet më vonë, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë dhe të vetëm, një vajzë të quajtur Geraldine. Vajza u emërua për nder të gjyshes së princit, Mbretëreshës Geraldinë, ndërroi jetë 18 vjet para lindjes së princeshës së re./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë