E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ditëlindjen e Dautit nuk e festuam dot, Ramush Haradinaj: Në familje bëjmë jetë ushtari

Kushtet e karantinës e kanë bërë të pamundur dhe gëzimin e festave familjare. E tillë ka qenë edhe situata në Familjen Haradinaj. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ish Kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se nuk mundi të festojë ditëlindjen e vëllait të tij Daut Haradinaj, duke u mjaftuar vetëm me një urim në mesnatë.

 

“Dauti është dhe vëllai im, por edhe shumë shok i imi. Nga koha e luftës humba dy vëllezër në luftë, Shkëlzenin dhe Luanin, pastaj kam humb dhe një vëlla tjetër pas luftë. Dhe nga ata që kemi qenë më të shoqëruar bashkë, ka mbetur Dauti. Ai ka bërë 42 vjet, ia kemi uruar gjithë familja secili veç.

Me thënë të drejtën kam qenë në mesnatë te ai me Anitën. Shkurt, që jemi dhe më afer, sa me ia uru. Kuptohet, me kufizime, tani e pamundur të kalosh në mënyra të tjera të festimit.”

Reklamë

 

Sa i përket atmosferës në shtëpinë e tij, Haradinaj u shpreh se më së shumti janë mërzitur fëmijët  të cilët e kanë të vështirë ta kuptojnë situatën.

 

“Tashi jemi bërë eskpertë të gjithë se duhet me u bo gati për mësim online, pra me i kyç në linjë, me i gjetë adresën e duhur. Na merr dhe kjo pak kohë, pra kujdesemi për ta dhe pse është online, kujdesemi për ta. Mësimi bëhet në shtëpi, është pak më i reduktuar. Pastaj patjetër dhe fëmijët janë mërzitur, janë mbyll ose në oborr ose dikund. S’ka më jetë të zakonshme, por ata janë fëmijë dhe vështirë ta kuptojnë.”

 

Si një person aktiv në jetën publike, Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga stërvitja as në kushte karantine.

 

“Kemi pistë vrapimi në shtëpi, Anita nuk mbahet asnjëhere, dhe unë gradualisht. Unë kam bërë një jetë jo të lehtë, pra jo çdo herë kam pas komoditetin e një jete me shumë mundësi. Ta zemë, një kohë kam qenë në luftë. Pastaj kam jetuar si ushtar. Kam qenë dhe i ndaluar, mbajtja në paraburgim 4 vite në Holandë. Jam mësuar dhe në kushte me u dasht me ndihmu veten, me ato që janë ushtrime me forcë, cardio… jemi në rregull, bëjmë një jetë ushtari të disiplinuar. Çdo ditë, një pjesë të caktuar të kohës ia dedikoj sportit, dhe nuk më pengon hapësira. Pra mund të ushtroj në çdo hapësirë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë