E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ditëlindja e parë me prindërit e divorcuar, Bes Kallaku emocionon me urimin për Ajkën: Jeta është krejt të papritura

Sot është ditë feste në shtëpinë e Bes Kallakut dhe në shtëpinë e Xhensila Myrtezajit.

Gëzimi i tyre i parë, Ajka feston ditëlindjen dhe mbush 6 vjeç. Kjo është ditëlindja e parë që Ajka e feston me prindërit e ndarë, pasi Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji vendosën të divorcohen disa muaj më parë.

Urimi i parë publik për vogëlushen erdhi nga babi Besi, në disa rreshta emocionues.

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.
Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!
“, shkruan Bes Kallaku./vizionplus.tv

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Vazhdo të lexosh

Reklamë