Albano dhe Ditea janë dy fermerët që u zgjuan të parët.

Ata qëndruan në verandë, ku biseduan rreth lojës dhe situatave që kanë ndodhur deri më tani në rrugëtimin e tyre në “Ferma VIP”.

Ditea u shpreh se ka shumë situata që asaj nuk i pëlqejnë dhe qasja që Albano ka ndaj gjërave që kanë ndodh e ka lënë atë me shumë paqartësi.

Nga ana tjetër, Albano tha se ai vendosi që të fokusohet vetëm me ngjarjet që kanë lidhje me të dhe të shohë situatat që i pëlqejnë.

Ai tha se nuk do t’i kushtojë më rëndësi gjërave që duken negative për të.

Pjesë nga biseda:

Ditea: Thjesht ka shumë situata këtu që nuk më pëlqejnë.

Albano: Unë do të përpiqem sa të jem, të shikoj vetëm situatat që më pëlqejnë. Deri më tani kam parë gjërat që nuk më pëlqejnë, tani do shoh vetëm ato që më pëlqejnë, sinqerisht. Si të iki sot, si të marr çmimin e madh, do shoh vetëm gjërat që më pëlqejnë.

Ditea: Ajo është e gjitha.

Albano: Të kam thënë disa herë dhe të kam gënjyer kur të kam thënë që e bëj dhe vetë. Në fakt nuk e kam bërë asnjëherë vetë.

Ditea: Do të fillosh ta bësh tani?

Albano: Jo.

Ditea: Do fillosh të shohësh anën pozitive. /vizionplus.tv/         

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *