Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vlerësuar punën 7 mujore të ekipeve të epidemiologëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu shprehet se ata po bëjnë një punë të palodhur për hetimin dhe izolimin e vatrave të COVID, me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit.

Ajo përsëriti thirrjen për të mbajtur maskat dhe të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.

“#COVID19 Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat #Maskë ↔️ #Distancë #Higjienë #RuajShëndetin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *