E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, ministri Hasani: Mbështesim të rinjtë brenda dhe jashtë vendit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai thotë se të rinjtë në Shqipëri dhe diasporë janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.

Hasani shpreh mbështetjen për rininë Brenda dhe jashtë vendit, teksa ndan edhe një video të disa të rinjve.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë krenohemi me fuqinë dhe potencialin e të rinjve,si gjenerata e ardhshme e liderëve,forca shtytëse e ndryshimeve pozitive globale.

Reklamë

Të rinjtë, kudo në Shqipëri e diasporë  janë një dëshmi e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona, kulturës, lidhjeve të reja dhe nxitjen në zhvillim me inovacion dhe teknologji.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë të rinjtë si brenda dhe jashtë vendit. 

Zërat dhe veprimet tyre kanë rëndësi në ndërtimin e një bote më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe dinamike.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë”, shkruan Hasani krah videos.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë