E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit/ Meta: Të mos lejojmë që betoni të zhdukë kurorat e gjelbra

Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, bëri thirrje që të mbrohet mjedisi. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se nuk duhet lejuar që betoni, prerja e pyjeve, hidrocentralet duhet të ndalen.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.”

Reklamë

Meta tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë më e mira e Mesdheut dhe Evropës.

“Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës! Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti! Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar! Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë! ????????????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë