Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës për të festuar Ditën e Verës.
Tingujt e muzikës popullore, aromat e ballokumeve dhe panairet me produkte tradicionale krijuan një mozaik emocionesh që i përfshiu të gjithë, të vegjël e të mëdhenj.
Tullumbace, lodra, lule dhe balona “pushtuan” vendin, ndërsa fëmijët vendosën veroret.
Festimet e organizuara nga Bashkia me rastin e Ditës së Verës nisën që në orët e para të mëngjesit, duke filluar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Skënderbej” deri te kodrat e Liqenit Artificial.
Në qendër, qytetarët ndoqën fluturimin me balona, ndërsa në kodrat e Liqenit të cilat janë dekoruar me lule u mbajt panairi i Artizanëve dhe Panairi Ushqimor.
Po ashtu një ekspozitë e madhe nga koleksioni i makinave “Retro” është mbajtur pranë sheshit “Skënderbej”.
Dita e Verës është një festë me origjinë pagane dhe ajo i kushtohet ringjalljes së natyrës pas dimrit./vizionplus.tv