Studentët protestojnë për ditën e tetë me radhë kundër disa problematikave që ata I konsiderojnë jetike në sistemin e arsimit të lartë.

 

E nisur si një protestë e lokalizuar brenda fakulteteve të Arkitetkturës dhe Inxhinierive, shpejt ajo morri përmasa më të mëdha duke përfshiurë të gjitha Universitetet Publike në vend.

 

Që në ditët e para studetntët ia dolën të bindin qeverinë për të shfuqizuar pikën 4 të VKM-së mbi tarifën për provimet e mbartura.

 

Por kjo fitore nuk I kënaqi studetnët të cilët kërkuan dhe plotësimin e 7 pikave të tjera.

 

Studentët nuk kanë pranuar në disa raste të negociojnë me ministren Nikolla dhe të njëjtën gjë e kanë bërë dhe me kryeministrin Rama, pavarësisht apelit të tij për dialog.

 

Të rinjtë kanë lënë si afat të plotësimit të kërkesave orën 16:00 të kësaj të marte, ku ata janë grumbulluar sërisht para ministrisë, të mbështetur këtë herë edhe nga gjimnazistët.

 

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin një përgjgije për kërkesat e tyre brenda këtij afati do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në grevë urie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *