Kronikë
Dita e Rinisë/ Ambasadorja Kim jep mesazhin: Të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës

Në Ditën e Rinisë, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka zgjedhur që të përcjellë një mesazh, duke vënë theksin te rëndësia që të ecet para dhe jo të shikohet nga e shkuara.
Diplomatja amerikane nënvizoi se SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”.
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në thirrjen për të qenë ‘si pjesa tjetër e Europës’. Ne jemi krenarë që jemi Alati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë, dhe më e pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës”, shkruan Kim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




