Zgjedhjet presidenciale në Rusi po vijojnë në ditën e dytë. Mediat e huaja raportojnë se ka  patur protesta nga disa qytetarë, të cilët shfaqën zemërimin e tyre për procesin . Ata thonë se po i dhurohet Vladimir Putin edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar në pushtet.

Më shumë se një e treta e 110 milionë qytetarëve rusë me të drejtë vote, votuan të premten fizikisht dhe online në ditën e parë të zgjedhjeve treditore në Rusi, bëri me dije Komisioni Qendror Zgjedhor pas mbylljes së qendrave të votimit në rajonin perëndimor të vendit.

Votimi rifilloi të shtunën në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe do të vazhdojë në 11 zonat të vendit, si dhe në katër rajone të Ukrainës që Moska i aneksoi jashtëligjshëm gjatë pushtimit të vendit fqinj qe nisi në shkurt 2022.

Disa qytetarë rusë e kanë shprehur revoltën e tyre me Putinin në ditën e parë të zgjedhjeve, ndërsa raportohet edhe për të arrestuar.

Meqë kundërshtarët e Putinit janë në burg, në mërgim apo të vdekur, rezultati i dihet tashmë.

Lufta e pamëshirshme që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *