Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë,...

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11 punëtorëve të...

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë për...

FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku...

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr ndaj meje...

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi vlerësohet i...

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha:...

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Dita Botërore Kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit, akselerator tjetër linear në Onkologjik

4 Shkurt 14:40

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane.

Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.

 

“Ne fazën e parë të vaksinimit që ne e kosiderojmë dhe një fazë pilot, për të parë përthithjen e vaksinave kundër HPV, kemi arritur që të vaksinojmë mbi 2300 vajza të grupmoshës 13-vjeç. Fokusi dhe targeti ynë është që rreth 15 mijë vajza në vit të vaksinohen me këtë vaksinë dhe besoj se do të ia dalim, falë angazhimit të gjithë strukturave tona”,- bëri me dije Manastirliu.

 

Duke folur për përmirësimin e trajtimit për sëmundjet tumorale, Ministrja e Shëndetësisë ndau lajmin e mirë për instalimin e akseleratorit të tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT.

 

“Jo vetëm që kemi katërfishuar buxhetin përsa i përket trajtimeve për sëmundjet tumorale, por kemi përfshirë praktikat më të mira dhe barna inovatore, të cilat do të vijojmë t’i përfshijmë në strukturat tona spitalore si dhe në skemën e rimbursimit. Nga ana tjetër, ne parashikojmë që të kemi një investim, i cili do të rrisë shtrirjen dhe gamën e shërbimeve të radioterapisë, akseleratorin e tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT, që pritet që të instalohet në vitin 2024”,- tha Manastirliu.

Lufta kundër tumoreve është një prioritet strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në funksion të planit të veprimit kundër kancerit, duke zgjeruar programet e parandalimit të depistimit primar, sikurse është edhe programi kundër kancerit të qafës së mitrës, nëpërmjet testit HPV, përveç vaksinimit, si edhe programe të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit edhe të kancerit kolorektal.

Nga viti 2013 është katërfishuar financimi për barnat tumoralë, duke garantuar jo vetëm terapitë bazë por edhe terapi të targetuara 100% si herceptina apo terapi të targetuara për një sërë patologjish të tjera. Sot mund të mbulohet 100% trajtimi i plotë me linjën e parë dhe të dytë të mjekimit për 43 diagnoza.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Dita botërore Onkologjik qafa e mitres Tumore

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Aksident në Korçë, plagoset i mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore

më shumë...

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dyshohet si bashkëpunëtor në krim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

5:13

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:00

Aksident në Korçë, plagoset i mituri, në...

4:48

Teherani publikon tekstin me 7 pika të...

4:20

Probleme në serverat e ‘Meta’! Bllokohen Facebook...

3:58

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri...

3:52

NATO paralajmëron zvogëlim gradual të pranisë së...

3:35

Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë...

3:06

FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau...

2:51

Sali Berisha: Faleminderit SHBA! Sanksionet janë hequr...

2:39

Rritja e naftës goditi ekonominë, Sejko: Ndikimi...

2:34

Plotësohet skuadra e finalistëve, të hënën mbrëmja...

2:24

Kosova feston 27-vjetorin e çlirimit, Kurti e...

2:14

Dibër/ Kultivonte 300 bimë kanabisi në zonë...

1:31

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe...

1:12

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e...

1:10

Festa e PS dhe protesta e qytetarëve,...

12:31

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me...

12:10

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec,...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.