Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në popullatë, e cila prek kryesisht të rinjtë dhe moshat e treta. Mjekja neurologe Aida Quko, shpjegon disa nga shkaqet më të zakonshme të shfaqjes së saj.
“Epilepsia është një sëmundje kronik, neurologjike e karakterizuar nga shfaqja e përsëritur e krizave epileptike në mungesë të një shkaku tjetër që mund të jetë njuë shkak metabolik, infeksioz apo sëmundje tjetër e mbivendosur. Prek më shumë grupmoshat e reja dhe të moshuarit. Kemi dhe grupmosha mesatare por grupmoshat e mesme që diskutohen 30 deri në 60 vjec zakonisht kanë një shkak sekondar që mund të jetë një traumë e trurit një infeksion një tumor. Alkooli dhe abuzimi me substancat kanë rolin e tyre në shfaqjen e epilepsisë. Kjo vjen pasi ato japin dëmtime kronike në tru. Në qoftë se krizat ndodhin vetëm njëherë quhen kriza të provokuara nga drograt dhe nga alkooli dhe nuk quhet epilepsi”, tha Aida Quko, mjeke neurologe.
Sipas mjekes, në rastet kur krizat epileptike zgjasin më shumë se pesë minuta kemi të bëjmë me një emergjencë e cila do të kërkonte trajtim spitalor të menjëhershëm.
“Krizat epileptike zgjasin pak sekonda deri në pak minuta, 2-3 minuta. Nëse krizat zgjasin më shumë se 5 minuta kriza epileptike përbën një status shumë të rëndë që duhet trajtaur në spital si një emergjencë epileptike. Krizat epileptike mund të jenë dhe me shenja të lehta, mprije e dorës mpirje e këmbës, gjendje ankthi”, deklaroi Quko.
Dita Botërore e Epilepsisë shënon një moment për sensibilizimin dhe edukimin për këtë sëmundje neurologjike./vizionplus.tv





