Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë:...

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende...

Disiplina përjashton Shkumbinin nga kategoria 1 pas dhunës ndaj gjyqtarit

19 Dhjetor 20:15

Komisioni i Disiplines nuk pati aspak mëshirë për klubi Shkumbini pas ngjarjeve të javës se fundit ku u dhunua në Peqin gjyqtari Sokol Bebja në duelin me Dinamon. Disiplina e ka zbritur Shkumbinin një kategori më poshtë për masat te dobëta organizative, goditje të përsëritur dhe kërcënim të zyrtarit të ndeshjes.

 

Peqinasit u gjobitën me 10 milion leke të vjetra, humbën ndeshjen në tavoline 0 me 3 dhe iu hoqen edhe tre pikë në rënditje gje e  cila do reflektohet sezoni  e ardhshëm kur te luajë në kategorinë e dytë.

 

Masa e marrë është drastike dhe e pak a shumë si ajo ndaj Kamzës në edicionin e kaluar. Edhe lojtari i Shkumbinit Andi Bakiasi u denua me pezullim përjete nga cdo aktivitet sportiv.

 

Dënime të rënda janë marre edhe për lojtarët e Partizanit dhe Teutës që u përfshinë në sherre në takimin e fundit në kampionat.

 

Me poshtë të gjitha vendimet e Disiplinës.

  1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.

 

Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

  1. Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.
  2. Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Partizani, Ëilliam Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Besëlidhja për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Lekë. Ne aplikim të Nenit 116/1/a te KDS ne masën 50 %
  7. KF Turbina për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/4/b të KDS dënohet me zhvillim e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
  8. Lojtari i KF Ada Arsen Lingata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  9. KF Mirdita në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  10. Zyrtari i KF Laçi U-17 Ylber Zani për protestë me xheste ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  11. Lojtari i KF Teuta U-17 Klajdi Muzhaqi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  12. Zyrtari i FC Flamurtari U-17 Mardian Kacolli për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i FC Flamurtari U-17 Memo Dhrami për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtareve te ndeshjes ne baze te Nenit 47/1/d dhe 48/1/a te KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  14. Lojtari i SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/f te KDS dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  15. Lojtari i SH.S Pepa U-17 Kristi Dhima për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  16. Sh.S Pepa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  17. Lojtari i Spartaku U-17 Markelian Plaku për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes në bazë të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  18. KF Shënkolli U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Akademia në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara. Ekipi i KF Shënkolli U-15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë një kategori më poshtë.
  19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Flavio Meçja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinore;
  20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Alfonso Ligeja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinor

 

 

Posted Under:
Sport
Tagged:
Dënim Disiplina Force

Nga e njëjta kategori

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e nis me këmbën e mbarë

më shumë...

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës së Botës, UEFA nuk heq dorë, kërkon “kokën” e Infantinos

më shumë...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt, Infantino: Propozimi krijoi përçarje, nuk do zbatohet

më shumë...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

4:14

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që...

3:56

Jo vetëm fotot, por edhe mesazhet; Cili...

3:19

Fluks i lartë në pikat kufitare të...

3:07

Qiraja e apartamentit vetëm rritet, agjentët imobiliarë...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.