Komisioni I Disiplines ka vepruar me dorë të hekurt ndaj ngjarjeve te dhunës në derbin e fundit Tirana-Partizani.

Klubi i Tiranës I organizator I ndeshjes është konsideruar fajtor sipas komisionit të disiplinës, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror.

Për këtë arsye klubi bardheblu dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek, nje denim qe ulet ne dy ndeshje pa spektator duke u konvertuar me gjobe.

Po kështu “Disiplina” ka urdhëruar  KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Creë”.

Por dënimit për ngjarjet e renda në derbi nuk I ka shpëtuar as Partizani, tifozët e së cilës ishte gjithashtu pjesë e skandalit në këtë duel.

Kështu FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Vlen të theksohet fakti se në derbin e ditës së diele, 1 orë përpara se të fillonte ndeshja një numër I konsiderueshëm tifozesh të të dyja ekipeve u futen në fushë dhe u përplasen dhunshëm.

PO kështu akt I rëndë ishte edhe një prej banderolave nga një grupim I tifozerisë së Tiranës ku shfaqeshin dy partizane të varur në litare, cka solli reagime të ashpra në opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *