Subscribe

Dita e zgjedhjeve parlamentare nis me një ngjarje të rëndë në qarkun e Korçës. Pak para mesnate, në fshatin Dishnicë, në qendrën e votimin nr 3733, punonjësi i policisë Ameli Vila, rreth 50 vjeç është vetëvrarë me armën e shërbimit. Burime nga policia bëjnë me dije se punonjësi i forcave të rendit, 50-vjeçari Vila ka qënë në krye të detyrës për të ruajtur objektin zgjedhor, pikërisht qendrën e votimin nr 3733.

 

Në gjendje depresive për momentin, Vila i ndodhur i vetëm në ambientet e jashtme të qendrës së votimit, pikërisht në oborrin e shkollës 9-vjeçare të Dishnicës, me armën e shërbimit, tip pistoletë ka vrarë veten. Ka qënë patrulla e turnit të natës që ka vënë re ngjarjen teksa në momentin kur ka shkuar në qendrën e votimit në fshatin Dishnicë nuk e ka gjetur punonjësin e policisë në ambientet e brendshme dhe menjëherë ka njoftuar rajonin e policisë. Një ngjarje e rëndë kjo e mesnatës në Korçë që ka nisur në mënyrën më të keqe ditën e votimeve për zgjedhjet parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *