E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Disa vatra zjarri ende aktive, vijojnë të digjen pyjet në Parkun e Lurës

Gjatë 24 orëve te fundit janë raportuar 19 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende aktive.

Flakët vijojnë të djegin masivet pyjore pranë “Liqenit të Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës.

Po ashtu është riaktivizuar vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë” në Bulqizë.

Vijon operacioni edhe për izolimin e vatrës në fshatin Arras të Dibrës.

Reklamë

Ndërsa në fshatin Drenovë, në Mallakastër, pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Gjatë natës flaket përparuan në thellësi të masivit pyjor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë