Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

30 Shtator 17:28

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, ku mbajti një fjalë të veçantë për të diplomuarit, pedagogët dhe familjarët e tyre.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shprehu emocionin personal si mjek në profesion, duke theksuar se diplomimi është një pikënisje e rëndësishme dhe një mision i madh shoqëror.

“Ju ndodheni sot në një pikënisje me pasionin dhe ëndrrat që do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës, por mbi të gjitha me ndjenjën e madhe të misionit që frymëzon rruga që keni zgjedhur”, u shpreh Presidenti.

Ai vlerësoi traditën dhe cilësinë e Universitetit të Mjekësisë, duke theksuar rolin e tij në përgatitjen e brezave të mjekëve që kanë ruajtur dinjitetin e profesionit edhe përballë sfidave të sistemit shëndetësor.

Begaj theksoi se mjekësia është një profesion i pazakontë, që kërkon dije të vazhdueshme dhe humanizëm.

“Të jesh mjek do të thotë të përballesh çdo ditë me vuajtjen, por edhe me shpresën, të ushtruar një shkencë të fortë, por edhe një art të thellë human”, tha ai.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, Presidenti i ftoi ata të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

“Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj”, deklaroi Begaj.

Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje për pedagogët e universitetit, duke i cilësuar si themelues të profesionistëve dhe qytetarëve me etikë e përgjegjësi.

Sipas tij, investimi më i madh që mund të bëhet në shëndetësi është tek formimi, kërkimi shkencor dhe mbështetja e profesionit të mjekut.

Presidenti Begaj përmbylli fjalën me urimin që të diplomuarit të mbeten gjithmonë të denjë për misionin e tyre dhe të respektojnë Betimin e Hipokratit. “Të jesh mjek nuk është vetëm një profesion. Të jesh mjek është një mision”, tha ai.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Mjekësia Studentet Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet varrosur!

më shumë...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe të saj

më shumë...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të sponsorizuara nga Greqia! Vengu: Duhet dialog për të adresuar kërkesat!

më shumë...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama? Vengu: Informacion i klasifikuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.