Subscribe

Ministrat e jashtëm të Polonisë, Estonisë, Letonisë kërkojnë çeljen e negociatave për Shqipërine.

Pas takimit me kryeministrin, presidentin dhe me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, qëndrimi i shefave të diplomacisë ishte për dhenien e drites jeshile brenda muajit Mars.

 

JACEK CZAPUTOWICS

 

MINISTER I JASHTEM I POLONISE

 

…Jemi këtu që të dërgojmë një mesazh. Zgjidhja më e mirë për Bashkimin Evropian është që të pranojë të hap negociatat.

 

 

EDGARS RINKEVICS

 

MINISTER I JASHTEM I LETONISE

 

..Ky proces është zgjatur shumë. Mënyra e vetme që të nxisim reformat është vlerësimi i tyre kapitull pas kapitulli në rrugën drejt integrimit.

 

 

LINAS LINKEVICIUS

 

MINISTER I JASHTEM I LITUANISE

 

…Mosçelja nuk ishte vendimi më i zgjuar i ndërmarrë ndonjëherë. Kërkojmë që mundësisht brenda këtij muaji të hapen negociatat.

 

Për progres raportin e publikuar të Hënën nga Komisioni Evropian, Gent Cakaj dha këtë vlerësim.

 

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të merret në mbledhjen e Këshillit Evropian në takimin dy ditor në 26 dhe 27 Mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *