Subscribe

Dinamo ka objektiva këtë sezon, e kjo duket qartë dhe në startin e vrullshëm që skuadra ka patur në këto dy ndeshje të kampionatit. Fitorja me Kastriotin dhe barazimi me Laçin kanë bërë që nëndetësja blu të besojë dhe të ndihet e barabartë me skudarat pretendente, ndërsa këtë të mërkurë vëmendjen e ka marrë ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë ku Dinamo përballet me Erzenin në transfertë.

 

Sipas sulmuesi të krahut, Enis Gavazaj, klubi luan për të dyja frontet si për Kupë asshtu dhe në Kampionat.

 

“Besoj se do jetë një ndeshje shumë e mirë dhe pse jo që atje të mos marim fitore. Për emrin e Dinamos vlen që të dalim në të dy frontet mirë, pasi objektiv kemi vetëm fitoret”, u shpreh futbollisti Enis Gavazaj.

 

Gavazaj tha se fryma pozitive e skuadrës është çelsi i suksesit

 

“Atmosfera është pozitive , cunat edhe pse janë të rinj të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjtrin si në ndeshje ashtu si në stervitje. Mendoj se vetëm falë kësaj do ja dalim . Dinamo dhe nga emri që ka gjithmone bënë që të futemi në fushë vetëm për 3 pikët.”

 

Në ndeshjet e tjera të Kupës, Partizani përballet me Tërbunin, Vllaznia me Laberinë, Laçi me Butrintit , Teuta kundër Luzit, Tirana ndaj Shkumbinit dhe Kukësi udhëton në Maliq.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *