Ngjarja e rëndë e së premtes në burgun e Peqinit tregoi edhe njëherë se sa i brishtë është sistemi në Shqipëri.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ku Sokol Mjacaj vrau me pistoletë brenda qelisë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan janë ngritur diksa pikëpyetje të mëdha, duke nisur nga mënyra se si është future pistoleta brenda në burg e deri te dëshmitë se ofrohen shuma të mëdha parash për eleminimin e të burgosurve.

Pas ngjarjes të së premtes u arrestuan 12 punonjës të burgut, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre ditën e hënë për atë se çfarë ndodhi.

Në dëshminë e saj, Brunilda Hyra e cila punon si shoqëruese në regjimin e brendshëm.

Ajo ka thënë para prokurorëve Sokol Mjacajn është përballur në dhomën e takimeve, ku asaj dhe kolegëve i ka kërkuar që të dalin jashtë, përndryshe do t’i vrasë.

Aty kam parë disa të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam pare dhe te dënuarin shtetasin Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “Dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë sic ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe te dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta. Me pas ne u larguam dolëm tek oborri i Institucionit. Aty me pas erdhi grupi i sigurisë, ndërsa Sokol Mjaca rrinte brenda dhomës së takimit. Pashë vetëm që kishte diçka të zezë në dore por nuk e pashë mire pasi ishim te trembur”, ka treguar ndër të tjera Brunilda Hyra.

Dëshmia e plotë:

Unë jam punonjës e rolit bzë shoqëruese në regjimin e brëndshëm Godina B ne Burgun e Peqinit. Unë kam 12 vite që punoj në këtë Institucion. Kam rreth 10-vite që punoj në këtë pozicion që mbaj aktualisht. Sot në datën 15.12.2023 unë kam marë shërbimin si zakonisht në oren 07:00-15:00. Puna ime është pa turne unë e marë gjithmone ne oren 07:00 dhe e le gjithmone ne oren 15:00. : Detyra ime është shoqëruese dhe çekimi i familjarev që vijne në Institucion për vizita tek te të dënuarve, me pak fjale. Unë gjatë punë time rri tek dhoma e takimeve te familjareve me te denuarit. Kur familjarët hyjnë ne ambienet e brëndshme te IEVP, vijne tek dhoma e takimeve dhe unë aty brenda, ju bëj çekimin e orarit te vizites se familjarve me te denuarin. Mbas mbarimit te orarit te vizites. Unë bëj përsëri cekimin dhe shoqëroj familjarët deri tek dera e jashtme e ambineteve te takimeve.

Çdo dite ne jemi 5 (pese) persona që meremi me kete pune pra me cekimin e vizitave. Ne jemi 5 persona fiks cdo dite që mermei me kete punë dhe koleget e tjere me të cilet unë punoj janë: Sami Kopaçi nga Elbasani, Xhemal Sula nga Librazhdi, Burbuqe Manahasa nga Peqini, Mimoza Nuka nga Peqini. Takimet e familjarve behen çdo dite nga ora 07:00-15:00, dhe mbas këtij nuk ka më takime por nese një takim ka nisur mund te qëndrojme deri sa te mbaroj takimi pra mund te zjgas edhe 1 ore me shumë, kjo është menyra si funksionon takimi i te denuarve me njerëzit e tyre te afërm. Takimi zgjat pak a shumë rreth 1 ore aq është me rregullore. Unë si detyre funksionale bëj shoqërimin e familjarve tek dhoma e takimit pra cekimin e tyre, ndersa gjatë zhvilimi te takimit detyre për mbajtjen në ëzhgim te të dënuarit me të afërmit e ka vëzhguesja ku në këtë Ievp është shtetajsa Burbuqe Manahasa e cila mbikqur takimin nese ka problem si konflikte apo zena midis te denuarit me familjaret. Po jam në dijeni bile sot unë kam qënë ne punë në momentin që ndodhi ngjarja rreth ores 13:45’ minuta. Unë në ato momente isha brenda tek ambientet e takimeve dhe kam degjuar ne Radio se kërkonin “Ndihmë nga grupi i sigurise se burgut”.

Më pas kam pare te denuar që vinin me vrap nga vendi i Ajrimit, pra fusha ku rrine te denuarit te cilet vinin me vrap në drejtim te takimeve te B. Aty kam parë disda të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam pare dhe te denarin shtetasëin Sokol Mjaca. I cili afrohet dhe na thote “Dilni jashte se ju vrava” dhe ne nga frika dolem me vrap të pestë sic ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe te denuarit e tjere po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli deren dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndersa ne dolem perjashta. Me pas ne u larguam dolem tek oborri i Institucionit. Aty me pas erdhi grupi i sigurise ndersa Sokol Mjaca rrinte brenda dhomës së takimit. pashë vetem që kishte diçka të zezë në dore por nuk e pashë mire psi ishim te trembur. Jo nuk ka pasur. Nuk më kujtohet sakte por mesa mbaj mend takimin e fundit e ka pasur nga mezi i muajit Shator. Dhe mësa mbaj mend e ka apsur takimin me vëllain e tij Paulin Mjaca dhe me nje Valentina Mjaca nuk e di se cfarë e kishte. Keta i vinin për takim gjithmone te tjere nuk i vinin. : I kishte shume të mira dhe ishte shume i dashur me familjaret e vet. Nuk kam informacion pasi nuk me lidh puna por nuk mbahej per tip konfliktuoz. Di që jetonte vetem në dhomë, nuk rrinte me njeri tjeter mesa di unë. Nuk e di cfarë mardhenie kane me njeri-tjetrin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *