Subscribe

Në afro 700 faqe gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Florian Kalaja ngre pyetje përmes “Dilemës Kushtetuese”, libri që i vjen lexuesit shqiptar nisur nga eksperienca e gjatë e tij në sistemin gjyqësor.

“Nuk lejohet zbatimi i gjykimit të shkurtuar për veprat penale që të cilat parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm dhe pyetja apo diskutimet që unë ngre janë, a zbatohet kjo për të miturit, ndërkohë që kodi i drejtësisë penale për të miturit lejon dënimin e të miturit me maksimumi 12 vjet burgim. A zbatohet kjo për femrat ndërkohë që kodi penal ushtarak parashikon që dënimi me burgim të përjetshëm nuk është i zbatueshëm për femrat. A mudnet që vepra e mbetur ne tentativë të dënohen me burgim të përjetshëm. A mundet bashkëpunëtorët e drejtësisë të dënohen me burgim të përjetshëm?”, thotë Kalaja. 

15 kapitujt e librit japin një sugjerim për zhvillimin e fushës së të drejtës në gjyqësor e siç thotë Kalaja edhe në ridimensionimin e viktimës në proceset gjyqësore.

“E kam parë të ridimensionuar viktimën apo kam dhënë sugjerime të nevojshme për ta çuar edhe më tej emacipimin e viktimës në procesin penal”, thotë ai. 

Gjyqtari Kalaja shtron dhe përpiqet të shterojë boshllëqe ligjore, por edhe dilema personale që ai gjen në punën e tij të përditshme duke dhënë një kontribut në sferën akademike të fushës së juridiksionit.

Gjytari Florian Kalaja ka një përvojë të gjatë në sistemin gjyqësor, si ndihmës magjistrat në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës e të Durrësit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *