E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjet pronari i hotelit/ Divjakë, 60-vjeçari i dehur u shkrumbua nga cigarja

Një 60-vjeçar u gjet i djegur sot në një nga dhomat e hotelit të tij në Divjakë.

 

Viktima është Llambri Marku, ndërsa dyshohet se ngjarja ishte aksidentale.

 

Reklamë

60-vjeçari, sipas grupit hetimor, ndodhej i vetëm në papafigo duke konsumuar alkool. Por gjatë kësaj kohe atë e ka zënë gjumi dhe cigarja i ka rënë në dyshek.

 

Për pasojë, pronari u asfiksua nga tymi e më pas u dogj. Policia u njoftua nga të afërmit e viktimës, pasi familjari i tyre nuk po u përgjigjej në telefon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë