Subscribe

Tre banesa janë djegur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Pendavinj të Maliqit, dy prej të cilave janë shkrumbuar plotësisht.

 

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në njërën prej banesave dhe më pas është përhapur edhe në dy të tjerat ngjitur.

 

Ilia Malaveci, njëri nga pjesëtarët e familjeve të prekura tregon se për shkak të përmasave që mori  zjarri, ishte e pamundur  të ndërhyhej me mjete rrethanore. Ai tashmë  kërkon mbështetje nga institucionet lokale, pasi ka ngelur në mes të katër rrugëve

 

ILIA MALAVECI

BANOR 

 

Në mëngjes dola te shihja se me tha gruaja që ka rënë zjarr. Shkuam menjëherë të ndihmonim komshinjtë se ata janë te moshuar. Por deri sa i nxorëm u dogj çdo gjë, presim ndihma nga bashkia.

 

Kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu i ka siguruar banorët për mbështetje për strehimin e tyre.

 

GËZIM TOPCIU

KRYETARI I BASHKISË SË MALIQIT

 

Shumë shpejt do të diskutojmë në mbledhjen e këshillit bashkiak për këtë gjë që të akordojmë edhe ndihmat për familjet e prekura

 

Nga djegia e tri shtëpive 15 banorë kanë mbetur pa strehim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *