E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjen tre makina në Korçë/ Zjarrvënie e qëllimshme, dyshime për hakmarrje

Tre makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, duke u shkrumbuar totalisht. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 në lagjen Radanec, ndërsa automjetet ishin të parkuara në garazhin në pronësi të 51-vjeçarit, Ilir Mete.  

Reklamë

Dy prej makinave të djegura ishin në pronësi të një tjetër qytetari, i cili kundrejt pagesës përdorte garazhin e 51-vjeçarit.

Zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe shenjester kanë qenë dy automjetet luksoze te nje tregetari ndersa policia po heton ne pisten e hakmarrjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë