E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Digjen qindra rrënjë ullinj në Dimal, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore

Flakët kanë përfshirë një zonë të Dimalit, ku si pasojë janë djegur 400 rrënjë ullinj. Mësohet se flakët në fshatin Bistrovicë janë ‘luftuar’ nga zjarrfikësit me mjete rrethanore, për shkak të mungesës së rrugës që të çon në zonë.

 

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës, zjarri është favorizuar dhe është përhapur me shpejtësi drejt pemtarive, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj. Edhe pse shërbimet zjarrëfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.

 

Reklamë

Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive. Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë