Gazeta e njohur gjermane “Die Welt”, ka ngritur për një konflikt të ri në Ballkan.

Në këtë artikull të publikuar të martën nga gazeta gjermane, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska dhe Republika Srpska në Bosnjë.

“Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera europiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan Die Welt transmeton.

“Presidenti i kësaj republike, Milorad Dodik, ka vite që spekulon hapur për bashkimin me Serbinë dhe ai është aleat i ngushtë i Vladimir Putinit. Ai është takuar gjithsej katër herë me presidentin rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë, së fundmi në fund të shkurtit”, theksohet në këtë artikull.

Gazeta gjermane shkroi edhe rreth agresionit serb në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi të armatosur, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Beogradi vendosi ushtrinë e tij në kufi. Prishtina e konsideroi këtë si një përpjekje për të aneksuar pjesë të Kosovës. Serbia edhe sot nuk e njeh Kosovën. Ekspertët besojnë se është e pamundur që presidenti serb Aleksandër Vuçiç të mos ketë ditur asgjë për ngjarjet”.

“Die Welt” ka shkruar edhe rreth vizitës së kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas gazetës, tentimi i saj për ta korrigjuar një gabim strategjik të Bashkimit Evropian, është i vonshëm.

Ndaj ajo ka udhëtuar për herë të dytë në Ballkanin Perëndimor në mandatin e saj.

“Është e rëndësishme “që gjërat të ecin përpara shpejt tani,” deklaroi ajo në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi.

Tutje në artikull theksohet se BE-ja e ka lënë pas dore prej kohësh Ballkanin Perëndimor dhe pa se si konfliktet e vjetra u ndezën përsëri.

“Rusia diti të shfrytëzonte mundësinë për të fituar një terren në rajon. Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të korrigjojë këtë gabim strategjik. Por, ajo ka një problem”, thuhet në shkrim.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *