Policia e Dibrës ka sekuestruar armë dhe municione luftarake si dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre. Në kuadër të masave të marra për parandalimin e veprimtarisë kriminale, sektori për krimet e rënda e koduar “Kobra” arrestoi në flagrancë shtetasin: Kapllan Qoku 60-vjeç, banues në fshatin Muhurr. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij u gjetën dy pushkë, 3 armë te vjetra, thika, krehra dhe fishekë. I moshuari, nuk ka precedent penal, ndërsa tani ai do te përballet ne gjyq për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Dibër, arrestohet një person me arsenal armësh
