Subscribe

Në Kosovë pritet të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të veçanta.

 

Rezultati i këtyre votave pritet të përcaktojë nëse komuna e Fushë-Kosovës do t’iu bashkohet 20 komunave të tjera për raundin e dytë të votimit, pasi kandidati i LDK-së për kryetar Burim Berisha, ka 49.96 për qind të votave.

 

Ndërkohë, rezultati përfundimtar do të zyrtarizohet në përfundim të numërimit të votave me kusht si dhe pas vendimit të gjykatës supreme, ku do të shprehet nëse do të ketë rivotim në Han të Elezit.

 

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ-së

 

“KQZ-ja do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunave, pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe pasi të marrin konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Sa i përket votimit jashtë vendit në raundin e dytë pas zgjedhjeve për kryetarë të komunave vlen e njëjta liste votuese”

 

Të dielën përfundoi edhe numërimi i votave nga diaspora të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator deri në 15 tetor.

 

Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të sigurojë më shumë vota.

 

Konkretisht nga 9.610 vota nga jashtë LDK-ja ka marrë gjithsej 3 mijë e 158 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 2 mijë e 692. Por votat e diasporës nuk ndikuan shumë në rezultat.

 

Raundi i dytë i votimit për kryetarë të komunave do të mbahet më 14 nëntor. Fushata do të jetë pesë ditë dhe do të fillojë me 8 nëntor deri me 12.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *