Raundi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit të lartë do t’i kushtohet bashkësisë së Komunave Serbe dhe hapave konkretë për formimin e tyre, tha sot drejtori i Zyrës për dialogun, Petar Petkoviç.

 

PETAR PETKOVIC

 

PËRFAQËSUES I SERBISE PER DIALOGUN ME  KOSOVËN

 

“U ra dakord që raundi i ardhshëm i dialogut t’i kushtohet Komunave me shumicë serbe, për të hyrë në hapa më konkretë, por jo siç dëshiron Kurti, por siç është rënë dakord në 2013 dhe 2015. Ekipi menaxhues duhet të shpjegojë draft-statutin dhe pastaj do të ketë një diskutim për këtë”

 

Një një intervistë për mediat serbe, Petkovic sqaroi se formimi i asosacionit është pikë kyce për vijueshmërinë e dialogut dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për incidentet në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë.

 

“Kurti nuk e do Asosacionin, do kriza, do trazira dhe të dëbojë popullin serb nga Kosova.Kemi pasur 300 incidente që kur ka ardhur në pushtet, tregon se si është klima në Kosovë, njësitë special të policisë në veri të Kosovës. Ngacmojnë popullin serb çdo ditë, qëllojnë njerëz të pafajshëm. Populli ynë po përballet me dhunën institucionale të Prishtinës dhe gjyqësorit të tyre.”

 

Sot bëhen dhjetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

10 vite më pas, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një marrëveshje gjithpërfshirëse megjithatë nuk është parë ende asnjë rezultat konkret nga zbatimi i pikave të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *