Subscribe

Numri i personave me diabet në Shqipëri ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit. 6500 deri në 7500 raste të reja diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, por sipas mjekëve kjo shifër mund të jetë më e lartë.

 

Specialistët sqarojnë se diabeti po prek edhe moshat e reja dhe se pandemia çoi në një shpërthim të kësaj sëmundje që nuk ishte hasur më parë.

 

ALBAN YLLI

EKSPERTI I ISHP

“Covid-19 ka çuar në shpërthim të diabetit edhe tek personat që nuk ishin më parë. Duhet të marrim për bazë edhe këtë ndikim të pandemisë tek sëmundjet kronike si shumë ndikime të tjera të saj në shëndet.”

 

Në një kohë kur sëmundja e diabetit po konsiderohet një sëmundje në rritje, mjekët e kujdesit shëndetësor ngrenë alarmin për dëmet që shkakton diabeti në sytë e pacientëve, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia diabetike dhe 1% e tyre janë të verbuar.

 

ALBAN YLLI

EKSPERTI I ISHP

“Personat që vuajë nga diabeti kanë dëmtime të retinës si pasojë e diabetit. Shanset që një person me diabet të tip 2 të zhvillojë retinopati janë 50% me 50%, ndërsa një person me diabet tip 1 që nis në fëmijëri shkon deri në 90%.”

 

Por lajmi i mirë për personat mbi 65 vjeç që vuajnë nga kjo sëmundje, është se duke filluar nga muaji mars do të marrin fishat e diabetit falas.

 

FLORIAN TOTI

MJEK ENDOKRINOLOG

“Nga fundi i shkurtit ose në fillim të marsit do të nis rimbusimi i fishave. E rëndësishme është se nga viti në vit kemi një zgjerim të fashës dhe numrit të personave që përfitojnë.”

 

Nga kjo nismë do të përfitojnë 50 mijë të moshuar. Deri më tani qeveria rimbursonte fisha falas vetëm për të rinjtë deri në 25 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *