E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

‘Diabeti’ fut në burg Agim Kajmakun. Si e kapi policia ish-kryebashkiakun?

Dalin detaje të tjera në lidhje me arrestimin e ish kryebashkiakun e Vorës.

Vizion Plus mëson se Agim Kajmaku u prangos mbrëmjen e të hënës tek spitali privat “Continental” në Tiranë.

Kajmaku, që fshihej prej nëntorit të vitit të kaluar, kishte problem shëndetesore.

Ai kishte shkuar të hënën pasdite për tu vizituar tek ky spital për shkak të problemeve kardiake, nga të cilat vuan.

Reklamë

Bëhet e ditur se ka qënë vetë stafi i spitalit që ka njoftuar policinë për shtrimin e Kajmakut për arsye shëndetesore.

Ish kryebashkiaku vec problemeve kardiake kishte probleme edhe me tensionin dhe diabetin.

Kajmaku akuzohet për tre vepra penale, falsifikim i formularit të dekriminalizimit, falsifikim i dokumentave dhe kryerje e funksionit përtej mandatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë