E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Di Francesco në fije të perit, Panucci gati të lërë Shqipërinë për Romën

Christian Panucci mund të lërë pankinën e Shqipërisë për të marrë atë të Romës.

 

Lajmin e ka bërë të ditur media italiane “Il Messagero”, e cila ka shkruar këtë të hënë se Di Francesco është në fije të perit dhe se dy kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e verdhekuqve janë Panucci dhe Paulo Sosa.

 

Reklamë

Ndërsa Sosa është në pritje vetëm të telefonatës nga klubi verdhekuq, “Il Messaggero” thekson se Panucci është I gatshmë që të lërë pankinën e Shiqipërisë për të marrë drejtimin e Romës.

 

Madje “Il Messaggero” zbulon se edhe Panucci ka marrë një telefonatë nga këshilltari i Presidentit të Romës.

 

Mediat italiane kujtojnë se Panucci ka kontratë me FSHF-në deri në fund të vitit 2019-të por nënvizojnë se “Roma është Roma” një mundësi unike për ikonën e verdhekuqve.

 

Pas dështimit në Ligën e Kombeve Panucci prerazi tha se nuk dorëhiqej nga Shqipëria dhe FSHF e konfirmoi në detyre por tashme hapen spirale të reja për të ardhmen e teknikut kuqezi.

 

Panucci ka një histori të gjate karriere me Romën gjatë kohës që ishte futbollist.

Vazhdo të lexosh

Reklamë