Subscribe

Nevojave per gjak dhe apeleve te vazhdueshme për dhurime kryesisht per te sëmuret talasemike u janë përgjigjur organizata e media.

 

Shoqata  “Shprese per Shqipërinë” me  media partner “Vizion Plus” kane ndërruare nje fushate ne ndihme te personave talasemike.

 

Gjate ditës se sotme janë kryer dhurime vullnetare te gjakut, që vijojnë gjatë gjithë ditës për t’u finalizuar me një koncert te madh humanitar.

 

Gentjan Dema drejtuesi i  shoqatës “Shprese per Shqipërinë” dhe nje nga dhuruesit e pare, thotë se rreth 100 persona janë ofruar per te dhuruar gjak

 

Te dhurosh gjak ndihmon nje jete! Me kete synim iu drejtua çadrës ne sheshin Nene Tereza edhe ky student i Universitetit te Arteve.

 

Ne ditën botërore te talasemise, mjeket tregojnë se nevojat per gjak per pacientet e vegjël dhe te rritur jane te mëdha. Sipas tyre dhurimet vullnetare janë mënyra me e mire per gjak te sigurt dhe cilësor.

 

Ne Shqipëri jane rreth 620 persona te sëmure nga hemoglobinopatite, ku peshën kryesore e mban sëmundja e talasemisë. Çdo dy jave këta te sëmure, femije e te rritur kane nevoje per gjak. Anemia mesdhetare siç njihet ndryshe ka ende nje incidence te larte ne Shqipëri, ku vendin e pare te semundshmerise e ze Lushnja, Berati, Fieri dhe Saranda.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *