E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhurata Çupi: Faktet për kasaphanën elektorale, edhe në dorën e ndërkombëtarëve

Këtë të diel PD dorëzoi në KQZ dosje voluminoze që përmbajnë, sipas saj, prova që tregojnë deformimin e rezultatit zgjedhor.

 

Demokratja Dhurata Çupi deklaroi gjatë edicionit qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se këto të dhëna do të jenë edhe në dorën e faktorit ndërkombëtar, që të kuptojnë se çfarë ndodhi më 25 prill.

 

Reklamë

“Është e mbështetur në prova reale. Qytetarët kanë parë sot dosjet e depozituara nga përfaqësues të PD, janë denoncime që ne nuk kemi reshtur së komunikuar me qytetarët. Shqipotarët shohin që Shqipëria ndodhet më larg se kurrë Evropës, sa i takon standardeve dhe një procesi të ndershëm, transparent, ligjor sa i përket vullnetit të votës. Kemi një qeveri që nuk ka vullnetin e qytetarëve. Kemi një regres të jashtëzakonshëm sa u takon standardeve. Ne besojmë te e vërteta, te faktet që kemi depozituar. Jemi në mënyrë të vazhdueshme në komunikim me qytetarët. Jemi drejtuar tek organet ligjzbatuese me prova dhe fakte që kemi siguruar. Është perceptimi i të gjithë shqiptarëve që këto zgjedhje janë deformuar. Do t’u dërgohen të gjithëve, edhe kancelarive evropiane e më gjerë për të faktuar kasaphanën elektorale më 25 prill.”

 

Sipas Çupit, të njëjtat fakte janë dorëzuar edhe tek organet e drejtësisë, por ato nuk kanë reaguar.

 

E pyetur nga gazetari Roland Zili për lëvizjen anti-Basha të nisur në PD, Dhurata Çupi tha se kjo është një propagandë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë