E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dhunoi turistët spanjollë, arrestohet pronari i lokalit në Porto Palermo të Himarës

Arrestohet pronari i lokalit në Porto Palermo të Himarës I cili kanosi dhe dhunoi turistët spanjoll ditën e enjte.

Mihail Kokedhima, 51 vjeç, banues në Sarandë u arrestua në flagrancë pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës.

Sipas njoftimit të policisë, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi Mihail Kokedhima, për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta.

Pese turiste kanë marrë lëndime të trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

I gjithë sherri ka nisur pasi turistet spanjoll kanë mbetur të pakënaqur nga shërbimi dhe ushqimi në restorant dhe kanë tentuar të largohen por pronari I lokalit ka reaguar ashpër duke i dhunuar.

Më shumë video

Reklamë