Policia e Korçës ka gjetur lëndë shpërthyese dhe armë zjarri në një mur të fshehtë në ambientet e banesës të një 71-vjeçari, i identifikuar si Dhimitër Mita. Ky i fundit u arrestua tre ditë më parë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortës së tij, tanimë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të moshuarit, uniformat blu gjetën sasi municioni ushtarak dhe armë të ndryshme.

“Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *