Gjykata e Apelit ka lënë në burg Asqeri Mandrin, i cili ra në pranga ditë me parë për akuzën e dhunës ne familje.

Ai ka thënë në seancë se Kamerat e sigurisë i ka vendosur në banesë për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë.

Konfliktet në çift  sipas tij kane nisur pasi  bashkëshortja i thoshte që të ikte të punonte natën si roje.

Bashkëshortja e 34-vjeçarit dëshmoi në polici tregoi se burri i saj kishte qenë vazhdimisht xheloz, por që pas krhimit nga Gjermania isshte bërë edhe më agresiv. Ajo ka thënë gjithashtu se bashkëshorti i saj ishte i varur nga bixhozi.

34-vjeçari e dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve, vëllait dhe nënës së tij, por këta dy të fundit edhe pse në moshë madhore janë munduar t’i fshehin këto episode.

Pas arrestimit, familjarët e Asqeri Mandrit pretendojnë se ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat do të vlerësohen nga një ekspert mjekoligjor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *