Subscribe

Biznesmeni nga Fushë-Kruja Nazmi Çangu është dhunuar dhe torturuar në banesën e tij nga disa grabitës. Ngjarja ka ndodhur në Nikël, në orën 1 të natës.

Çangu tha për mediat se kanë qenë rreth 10 persona të armatosur e të maskuar që rrethuan shtëpinë e tij. Shuma e marrë nga autorët në lek, euro, dollarë dhe flori është mbi 100 mijë euro.

Ai tha se ishte në gjumë kur grabitësit hynë në banesë, dhe në momentin që hapi sytë ka parë automatikun në kokë.

“Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë. Ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 23:00, rreth orës 2 të natës më kanë ardhur 2 vetë në krevat. Isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit. I hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova ujë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte 8 mijë euro, aty mori edhe një tufë me celësa, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë.”

Biznesmeni i është drejtuar me një thirrje të fortë drejtësisë.

“Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane se këtu nuk jetohet. Kur të vijnë në derë të shtëpisë, ç’të mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjenden autorët. Më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *