Pas përplasjes se militanteve gjatë ditës së verës në Elbasan, konflikt që degjeneroi në dhunë, incidentet politike janë regjistruar edhe në Fier.

Zyrat e dy partive politike; asaj të Partisë Socialiste dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet u goditën me mjete të forta gjatë natës, duke dëmtuar dyert dhe dritaret.

Përfaqësuesi i Shtabit të Partisë Socialiste, Aljosha Dako, pa përmendur emra, pohoi se kjo është dëshmi e asaj që ofrojnë forca të tjera politike.

“Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, u shpreh Doko para gazetarëve.”

Policia nisi hetimet për ngjarjen, duke marrë në pyetje përgjegjësit e zyrave, si dhe duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *