Politikani serb Nikolla Sanduloviç u dhunua brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, pasi kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë në emisionin “7pa5” ka qenë i ftuar ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha se në shoqërinë serbe ka pasur gjithmonë zëra kritikë, edhe pse janë të paktë.
Ukshini vuri në dukje gjithashtu se dhunuesit e politikanit serb janë mbetje të regjimit të Millosheviçit, teksa theksoi se Serbia i tmerrohet pavarësisë së Kosovës.
“Unë mendoj që gjithëherë në shoqërinë serbe ka pasur zëra kritikë, mund të kenë qenë pak, por ka.
Si ka mundësi 24 vjet pas luftës glorifikohen krimet e Millosheviçit? Kjo tregon se sa i fortë është racizmi ndaj shqiptarëve në shoqërinë serbe. Dhe kjo tregon se si shihet krimi në Ballkan.
Serbia flet me shumë fytyra. Ku shkon në Bruksel ta bëjë fytyrën një vend demokratik, kur është në Rusi ta bëjë fytyrën ruse, kur është në Ballkan ta bëjë fytyrën në Ballkan.
Kemi të bëjmë me mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Te tre emrat e përfshirë janë mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe bashkësisë ndërkombëtare. Nëse mua më hetojnë çfarë kam bërë në ‘97 në një skutë të Kosovës dhe bëhet bashkësia ndërkombëtare kaq e verbër ndaj gati 400 masakrave, tregon që nuk ka ndihmuar.
Serbinë e tmerron pavarësia e Kosovës, ose krijimi i një shteti të dytë shqiptar në Ballkan”, tha Ukshini. /vizionplus.tv