Laçi ka arritur të marrë një barazim përballë Tiranës në “Selman Stermasi” në minutën e tetë shtesë.

 

Një barazim që më së shumti u vlen kurbinasve sesa bardhebluve.

Pjesën e parë bardheblutë e mbyllën në avantazh falë një goli të shënuar nga Sentau.

 

Por pavarësisht kësaj, bardheblutë nuk ditën të përfitonin dhe të shënonin golin e sigurisë përballë kurbinasve të cilët dhe pse me 10 lojtarë arritën të merrnin një barazim me vlerë në minutën e tetë shtesë falë një goli të shënuar nga Shtupina.

 

Megjithatë përveç rezultatit që foli në favor të kurbinasve ,ndeshja u shoqërua edhe me tensione të shumta.

 

Një gol I anuluar për Tiranën nga gjyqtari anësor tensionoi situatën në tribuna nga ku arbitri u godit me shishe në kokë.

 

Në përfundim të takimit forca të shumta policie u futën në ambientet e stadiumit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

 

Por përsëri incidentet nuk u shmangën dot, pasi në korridoret e stadiumit lojtarët dhe tifozët e Laçit kanë goditur sulmuesin e Tiranës Micheal N’Goo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *