Policia e Tiranës ka shoqëruar mbi 30 persona me të shoqëruarve është edhe ish-kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, të cilët akuzohen se kanë kryer akte të dhunshme gjatë protestës së opozitës të 16 shkurtit.

 

Ndërkohë në lidhje me shoqërimin e protestuesve në polici kanë reaguar deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë hynë me forcë mbrëmjen e së shtunës  në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie.

 

Deputeti demokrat, Flamur Noka, përmes një deklarate për mediat ka thënë se pas pritjes për një orë, deputetët e opozitës hynë me forcë në katin e dytë të drejtorisë së policisë duke gjetur kupolën drejtuese sipas tij, “si derra të zhgërryer në uiski”.

 

Ndërkohë në lidhje me dhunën e ushtruar në protestën e 16 shkurtit, opozita ka akuzuar kryeministrin Rama dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *