Subscribe

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.

 

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për incidente.

 

Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviç dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtje të rendit.

 

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, bëri të ditur se nga zhvillimet e ditës së hënë mbetën të plagosur 30 ushtarë, tre prej të cilëve me armë zjarri.

 

KFOR

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së paprovokuar në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit.”

 

Tensionet e së hënën alarmuan komunitetin ndërkombëtar të cilët dënuan njëzëri aktet e dhunës.

 

Pak pas mesnate, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell kërkoi nga autoritetet e Kosovës dhe protestuesit të shtensionojnë situatën menjëherë  dhe pa kushte.

 

SHEFI I DIPLOMACISE EUROPIANE

 

“Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të KFOR, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të te ndalojne pershkallezimin e situatës. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut.”

 

Tensionet në veri nisën më 26 maj kur kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të cilat u bojkotuan nga serbët, u futën me forca sigurie në objektet komunale.

 

Qeveria e Kosovës e cilëson si kushtetues ushtrimin e detyrës nga kryetarët dhe ndërhyrjen e policisë ndërsa, në përgjigje të kësaj, presidenti serbVuçiç, ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në gatishmëri të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *