Subscribe

Fermerët diskutuan rreth martesave dhe divorceve, por trajtuan edhe temën e dhunës në familje.

Albano tha se sipas disa statistikave ka disa gra që zgjedhin të qëndrojnë të varura nga bashkëshortët e tyre, në mënyrë që të mos punojnë.

Nga ana tjetër, Xhesika e kundërshtoi, ku tha se nuk kanë shumë zgjidhje pasi kujdesën për fëmijët.

Pjesë nga biseda:

Albano: Nëse burri tregon ego ose është i dhunshëm, ai është maskara, është kriminel. Por, të ta shpjegoj tamam, kanë qejf disa femra, jo të gjitha, të jetojnë të shtypura. Ato i bëjën bish barazisë.

Xhesika: Po, po…

Albano: Më dëgjo mua këtu, më dëgjo ku dua të dal.

Xhesika: Po të dëgjoj.

Albano: Ato thojnë kështu, më mirë rri në shtëpi gjithë ditën me fëmijët sesa të dal dhe të punoj. Ka raste, nuk po them që janë kështu.

Xhesika: Po nuk është shkak-pasojë normale kjo. Kush do t’i mbajë fëmijët?

Albano: Ka kopësht.

Xhesika: Krijo kushtet.

Albano: Dhe unë në kopësht jam rritur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më tej aktori shtoi se do të jetojë në një shtëpi me nënën e tij dhe nuk dëshiron të jetojë vetëm më gruan.

Ai tha se gjithmonë kur njihet me një vajzë, ia tregon në fillim të njohjes se ai dëshiron të jetojë me nënën e tij.

Pjesë nga biseda:

Albano: Unë do të jetoj me mamanë deri sa të ketë ajo jetë, ose unë.

Gloria: Edhe vajza do të jetojë me mamanë e burrit.

Albano: Çdo vajze që kam dal për herë të parë ia kam thënë, nëse mendon për ndonjë shtëpi vetë ose ndonjë gjë kështu, jo nuk është fare si opsion. As këto stilet e reja që të marrim dy apartamente ngjitur dhe të kem mamanë komshije nuk më pëlqejnë. Ç’është kjo të kem mamanë komshie? Mamaja ka sakrifikuar të gjithë jetën e saj për mua.

Xhesika: Kjo është zgjedhja jote. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *